Rusët po ndryshojnë gjininë për të shmangur rekrutimin

schedule15:26 - 4 Maj, 2023

schedule 15:26 - 4 Maj, 2023

Ligjvënësit rusë po përpiqen të luftojnë kundër një rasteve gjithnjë e në rritje të të rinjve që kërkojnë të ndryshojnë gjininë për të shmangur rekrutimin.

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma e Shtetit, në të ardhmen e afërt do të diskutojë ndalimin e ndryshimit të gjinisë pa operacion, tha për gazetën “kommersant” deputetja Nina Ostanina, kryetare e komisionit parlamentar për familjen, gratë dhe fëmijët.

“Është vënë re se shumë nga personat që nuk arritën të arratiseshin në Gjeorgji dhe Kazakistan nxituan për në klinika private për të ndryshuar gjininë e tyre.

Ky nuk është një boshllëk në ligj, ky është një boshllëk në edukimin e një brezi të tërë”, tha Ostaninova.Vyacheslav Volodin, Kryetari i Dumës së Shtetit, gjithashtu mbështet qartë ndryshimin në legjislacion.

Sipas Volodin, shërbimi kushton nga 30000 deri në 60000 rubla (nga 350 euro deri në 700 euro). Rezultati është një certifikatë që njihet nga të gjitha organet, duke përfshirë zyrat e gjendjes civile, dhe njerëzit mund të martohen ose të aplikojnë për birësim, shtoi ai.

/abcnews.al