Roma mori një rezultat zhgënjyes mbrëmjen e djeshme, teksa u ndal në barazimin 1 me 1, në transfertën e Monza, duke i vështirësuas akoma më shumë vetes, sigurimin e një vendi mes 4 më të mirave të Serie A, pozicion ky që i ofron “verdhekuqve” një biletë për grupet e Champions League, sezonin e ardhshëm.
Për mediat pas ndeshjes foli dhe mbrojtësi i kryeqytetasve, Roger Ibanez, i cili tha se nuk barazimi nuk ishte rezultati i pëlqyer, me 3 pikët e plotë që ishin tejet të rëndësishme në këtë fund sezoni.
“Barazimi nuk ishte ai që donim, qëllimi ynë ishte të fitonim. Ishte e rëndësishme për ne të shënonim pikë të plota, humbëm 2 pikë jashtë të shtunën, ka një tjetër. Sfidë shumë e rëndësishme për të vazhduar dëshirën për të luftuar për qëllimet tona”.
Më tej në fjalën e tij, Ibanez foli dhe për situatën në dhomat e zhveshjes, me lojtarët, që sipas brazilianit janë super të karikuar për ndeshjet e mbetura.
“Shpirti është ajo që shihni në fushë, ne nuk mund të dorëzohemi kurrë, ne shkojmë gjithmonë të fortë deri në fund. Mbajtja e këtij grupi është shumë e rëndësishme, është forca jonë, ne duhet të vazhdojmë kështu”,- u shpreh Ibanez për mediat, tejet i zhgënjyer pas atij barazimi në Monza. /i.m /abcnews.al