Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, thuhet se i ka bërë kërkesëë drejtuesve një transferim të mundshëm të mesfushorit argjentinas, Alexis Mac Allister.
“Djajtë e Kuq” janë gati të bëjnë këtë tentativë gjatë merkatos së verës për mesfushorin kampion bote. Sipas raportimeve nga “AS”, Ten Hag ka parë me vëmendje Mac Allister në gjysmëfinalen e FA Cup kundër skuadrës së tij dhe ka mbetur i mahnitur.
Brighton në fakt nuk ka ndërmend ta largojë për një shifër të ulët mesfushorin 24-vjeçar. Pretendohet se vlera e kartonin të tij kap shifrat e 70 milionë euro./ h.ll/abcnews.al