E ardhmja e Sergej Milinkovic Savic te Lazio është ende për t’u përcaktuar dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vazhduar kërkimet për të gjetur një zëvendësues të mundshëm.
Përveç Zielinskit dhe Frattesit, sado të vështira të jenë objektivat, Sarri do të donte të kishte sërish në skuadër Ruben Loftus-Cheek, ish-lojtarin e tij në kohën kur drejtonte Chelsea.
Gjithsesi, në qershor gjërat do të bëhen më konkrete dhe do të fillojnë të marrin formë për të kuptuar më mirë të ardhmen e mesfushorit serb dhe zëvendësuesin e tij të mundshëm në rast largimi./ h.ll/abcnews.al

