Jo me një film, Emma Watson rikthehet pas një pauze të gjatë me një xhin

schedule14:59 - 3 Maj, 2023

schedule 14:59 - 3 Maj, 2023

Emma Watson i ka munguar publikut të saj për një kohë të gjatë, por lajmi i mirë është se në fillim të vitit 2024 ajo fillon xhirimet për një film të ri. Këtë herë ajo po rikthehet fuqishëm përmes krijimit të një marke të veçantë pijesh xhin, Renais, të cilën e krijoi në bashkëpunim me vëllain e saj, Alex Watson.

Me rastin e daljes në treg të xhinit, aktorja ka dhënë një intervistë të plotë për Financial Times, duke folur për projektin, familjen dhe kohën që ka kaluar për të gjetur sërish veten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Financial Times (@financialtimes)

Familja Watson është aktualisht në Francë, duke bërë dolli për sipërmarrjen e tyre të re. Xhini i krijuar nga anëtarët e tij me shumë dashuri dhe kujdes quhet Renais ose “rilindje”, shqiptohet “Renée” dhe ka ndikime të forta nga Franca dhe Anglia.

Renais prodhohet në vreshtat e Chablis në Francë dhe aktualisht është duke u lançuar në Britaninë e Madhe për herë të parë dhe pritet të bëjë përshtypje të apasionuarve të verës.

Ema, e lindur në vitin 1990, u rrit në një familje të apasionuar pas verës dhe ushqimit. Alkooli nuk ishte kurrë i paligjshëm kur ajo ishte fëmijë.

“Babai im na jepte ujë dhe verë në drekë, kështu që unë isha shumë konfuze në vitet e adoleshencës, kur ekzistonte një perceptim se alkooli ishte diçka që ishte e ndaluar. Ajo që dua këtu është kultura e të korrave. I gjithë rituali, historia dhe lidhja me njerëzit, me familjen dhe komunitetin. Më bën të ndjej se ka një vend ku mund të rikthehem me kalimin e viteve”, thotë ajo duke folur për qëndrimin e saj në Francë.

Ajo përshkruan rolin e saj në biznesin e ri familjar si një partnere krijuese. “Tre vite më parë investova në një grup femrash. Në përgjithësi përpiqem të mbështes femrat sipërmarrëse dhe sipërmarrje të qëndrueshme, dhe duke qenë në kontakt me shumë biznese fillestare, e dija që sipërmarrja e Alex do të ishte një sukses i sigurt.”

Marka e re e familjes është bërë me shumë dashuri. “Është më shumë një gjë personale dhe ka shumë nga historia jonë familjare”, shpjegon ajo./abcnews.al