Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, dramaturgu i njohur nga Kosova, Jeton Neziraj ka treguar herën e parë kur ka shkuar në Serbi. Ai rrëfeu se bëhej fjalë për vitet 2004-2005 dhe i dukej sikur të gjithë e dinin që ai ishte shqiptar. Madje, Neziraj mendonte se do ta ndalonin në rrugë dhe do i thoshin çfarë kërkon këtu.
Mirëpo, rezultoi e kundërta, asnjë nga këto frikëra nuk ndodhën dhe ai sot ka shumë miq në Serbi.
“Duhet të ketë qene viti 2004-2005 kur kam shkuar për herë të parë në Serbi. Kam pasur një përshtypje brenda vetes sikur të gjithë e dinë që unë jam shqiptar. Kur ecja rrugës në Beograd, thash do më ndaloj dikush dhe do më thotë se çfarë kërkon në Beograd. Por nuk ndodhi, se nuk e dinin, por edhe sikur ta dinin nuk besoj se do më kishte ndaluar kush. Ka qene një udhëtim i frikës dhe i ballafaqimit me një qytet të panjohur, të cilin e njihja natyrisht ose prej letërsisë, ose prej medias, ose përtej atij përceptimit të bazuar në frikë. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, ose me disa miqve më të mirë i kam atje. Janë ose shkrimtarë të letërsisë, ose njerëz të teatrit, jam i lirë të komunikoj për çdo lloj teme, me të cilën nuk kam nevojë të shpjegoj”, u shpreh Neziraj./abcnews.al


