Në më pak se 1 orë, “topçinjtë” e Arsenal do të presin në “Emirates Stadium”, “blutë” e Chelsea në një “derbi Londre” të vlefshëm për javën e 34-rt të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Përsa i përket rreshtimit të lojtarëve, tekniku i Arsenal, Mikel Arteta nuk ka bërë asgjë ndryshim në përgjzedhjen e formacionet, teksa i ka vendosur lojtarët me formulën 4-3-3. Në portë Ramsdale dhe në krahët e mbrojtjes Zinchenko e Ben Ëhite. Qendra e mbrojtjes i është besuar dyshes Gabriel-Kiëior. Për mesfushën është përzgjedhur treshja Xhaka-Jorginho-Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Trossard, Gabriel Jesus e Bukayo Saka.
Në krahun tjetër, tekniku Frank Lampard ka përdorur po të njëjtin formacion si kundërshtari, atë 4-3-3, ku porta mbulohet si zakonisht nga portieri Kepa. Azpilicueta e Chilëell janë vendosur në krahë të mbrojtjes, me qendrën që mbulohet nga Fofana e Thiago Silva. “Dirgjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Kante-Enzo Fernandez-Kovacic, ndërsa treshja e sulmit formohet nga Noni Madueke, Aubameyang e Raheem Sterling. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: