Cila ndenjëse e makinës është më e rrezikshme dhe cila më e sigurt

schedule14:55 - 2 Maj, 2023

schedule 14:55 - 2 Maj, 2023

VIAS tregon se drejtuesi i makinës është më i prekshëm se pasagjerët e tjerë.

Shoferi është i ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes në një aksident trafiku 37 për qind më shumë se një pasagjer, madje 47 për qind më shumë se ata që ulen në sediljet e pasme.

Vendi më i sigurt në makinë është në mes të sediljes së pasme. Është kusht që të ketë rripin e sigurimit me tre pika dhe ta përdorë pasagjeri në mjet.

Në këtë rast, shanset për të mbijetuar të personit të ulur në mes rriten me 25 për qind krahasuar me dy pasagjerët e mbetur në sediljen e pasme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!