Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Autonomi vendore, Adelina Farrici në një lidhje për “Tirana Live”, ka komentuar premtimet elektorale të bërë nga kandidatët për kryebashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.
Farrici në fjalën e saj është shprehur se platformat që kandidatët kanë publikuar deri më tani duket se janë thjesht premtime në letër dhe jo të realizueshme.
“Këto premtime janë thjesht elektorale dhe jo të realizueshme. Është platforma e vashzdimësisë dhe e projekteve dhe te pjesa e kandidatëve të rinj kanë platformat e tyre me premtimet se çfarë do të bëjnë, realisht ajo që kemi evidentuar është se premtimet e kandidatëve janë të prezantuar në rrjetet sociale, por kemi edhe takime të kandidatëve me grupe interesi dhe me banorë. Po nuk janë më takimet e mëdha siç jemi mësuar por takime derë më dere dhe prezantim nga afër të platformave të tyre që deri diku janë të plotësueshme”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo ka analizuar premtimet që Belind Këlliçi ka bërë, duke i cilësuar si të pa realizueshme. Sipas saj transporti publik falas është i pa realizueshëm, pasi kandidatët duhet që të rigjenerojnë të ardhura për bashkinë jo të shpenzosh vetëm për një drejtim.
“Doja ta cilësoja si një platformë e kandidatëve sesa të realizueshme, ne nuk mund të gjejmë një vend të botës me një transport falas, pasi bashkia ka shumë shërbime të tjera dhe nuk mundet që buxheti të shkojë vetëm në këtë drejtim. Mendoj se është një premtim i pa menduar mirë, pasi gjatë komunikimit me banorët e komunitetit janë skeptikë dhe e shikojnë të parealizueshme dhe në Sheshi “Skëndërbej”, unë jam të heqim dorë të një investim që është kryer, pasi e kemi parë që nuk kemi pasur përfitim nga këto investime ndërsa sa i përket uljes së taksave pushteti lokal si operon, ne po themi sesi kryetarët dhe kandidatët aktual duhet që të gjenerojnë sa më shumë të ardhura dhe ulja e taksave nuk do të çojë që të kemi një performancë dhe menaxhim të mirë, për infrastrukturën rrugore, për pastrimin e plehrave pa u futur në problemet sociale të arsimit fillor, pra janë të gjithë që duna financime, nuk mund të zvogëlojmë këto financa por si ti shtojmë ato”, ka thënë ajo.
Gjithashtu Farrici ka theksuar se e rëndësishme për secilin kandidat në këto zgjedhje është që ato të kenë një platformë të qartë dhe të kenë analizuar në detaje realizimin e saj në bashkinë e tyre.
“Kemi raste që kandidatët e rinj kalojnë kompetencat e tyre dhe me raste premtimet e tyre dalin jashtë mbulimit që mund të bëjë buxheti i bashkisë. Çdo kandidat duhet që të ketë parasysh zonën ku kandidojnë për të bërë edhe premtimet që do të bëjnë, për të parë zgjidhjen që mund të arrihet kjo. Bashkitë asnjëherë nuk janë institucione që gjenerojnë vende punë, por bëjnë politika për lehtësimin e investitorëve për të hapur vende punë. Cdo funksion i ri që ofron bashkia do të ketë të punësuar dhe një premtim i tillë duhet që të ketë një platformë të mirëfilltë. E rëndësishme është që kandidatët të gjedhin domosdoshmërinë që mund të ketë një bashki”, ka thënë Farrici./abcnews.al