Na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet vendore dhe aktualisht po zhvillohet fushata politike nga kandidatët që aspirojnë të drejtojnë bashkitë e vendit për katër vitet në vijim.
Edhe shumë qytetarë kanë bindjet e tyre, të cilat nuk ngurojnë t’i shprehin hapur. Njëri prej tyre ka telefonuar në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, duke thënë se kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është modeli i punës. Sipas tij, Veliaj ia ka ndryshuar faqen kryeqytetit.
“Modeli më i mirë i fushatës elektorale e përbën vetë zoti Erion Veliaj. Ai djalë është një shëmbëlltur e një pune vetëmohuese që bën për kryeqytetin, ia ka ndryshuar faqen kryeqytetit. Nuk dua të di socialistë apo demokratë, ky njëri është modeli i punës. Ndaj i urojmë suksese fitoren e tij, është e padiskutueshme fitorja e tij, ka bërë një punë të shkëlqyer. Bravo!”, tha qytetari./abcnews.al