“Të ardhur nga mali”, gazetari shqiptar përballet me kryeministren serbe

schedule16:10 - 26 Gusht, 2019

schedule 16:10 - 26 Gusht, 2019

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, është befasuar nga një gazetar shqiptar.

Brnabiç merrte pjesë në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë,  ku është përballur me gazetarin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Furkan Saliu, i cili kishte të veshur bluzën me figurat më të njohura shqiptare, e në të cilën shkruante “Sapo dolëm nga mali”.

Nuk dihet cili ka qenë reagimi i kryeministres serbe, e cila kohë më parë kishte deklaruar për shqiptarët se “Janë njerëz të ardhur nga mali”.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!