Prej kohësh tashmë Manchester United dhe “gjigandët” francezë të PSG janë në kërkim të një “bomberi” klasik në “majën” e sulmit dhe ndër emrat që po përflitet shumë në lidhje me një transferim te këto skuadra është dhe sulmuesi i Roma, Tammy Abraham.
Sipas prestigjiozes italian “La Gazzetta dello Sport”, skautët e këtyre klubeve ishin të pranishëm në tribunat e “Stadio Olimpico”, këtë të shtunë që lamë pas, ku për koicidencë Abraham ishte ndër lojtarët vendimtarë në fushë, ku i siguroi 1 pikë shokëve të tij të skuadrës në barazimin 1 me 1 ndaj Milan.
Mirëpo, edhe pse interesimi duket të jetë i lartë nga këto 2 klube, “verdhekuqtë” e Italisë nuk kanë marrë ende një ofertë zyrtare për 25-vjeçarin, por është e hapur për “bisedime” në rast se në tryezë paraqitet një shifër e kënaqshme.
Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani këtë sezon “bomberi” anglez ka shënuar 8 gola dhe 3 asistime në 32 paraqitjet e bëra këtë sezon. /i.m /abcnews.al