Flitet shumë për “Chat-GPT” dhe aplikimin e tij dhe deri më tani është dëshmuar si një mjet i suksesshëm për shumë detyra. A mund të zbatohet ky mjet edhe në administratën publike?
Qyteti japonez Yokosuki në prefekturën Kanagawa do të testojë “Chet-GPT” në punën e administratës komunale. Rreth 4000 punonjës në administratë gjatë një periudhe njëmujore për punën e përditshme do të testojnë mjetin në përpjekje për të rritur efektivitetin.
Një nga problemet e mëdha me të cilat përballet Japonia është plakja e kombit, por edhe zvogëlimi i popullsisë. Prandaj, qyteti vendosi të përpiqet të rregullojë problemet e shkaktuara nga mungesa e punës me ndihmën e inteligjencës artificiale.
“Chat-GPT” duhet të kryejë detyra të thjeshta si hartimi i dokumenteve dhe materialeve të marketingut, ndërkohë që punonjësit mund t’i kushtojnë më shumë vëmendje komunikimit me qytetarët dhe detyrave të tjera.
Pavarësisht rezultateve të këtij testi, qeveria japoneze ka treguar se është e hapur për pranimin dhe aplikimin e mjeteve teknologjike dhe inteligjencës artificiale në punën administrative. Në fillim të këtij muaji, Sam Altman, CEO i Open AI, kompania që qëndron pas Chat-GPT, vizitoi këtë vend. Altman ka folur me zyrtarë qeveritarë për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe tha se po mendon të hapë një zyrë në Japoni.