Lufta në Ukrainë/ Moska konfirmon sulmin me raketa: Goditëm objektivat e përcaktuara

schedule14:35 - 1 Maj, 2023

schedule 14:35 - 1 Maj, 2023

Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë deklaratën e saj të parë që nga sulmi me 18 raketa në Ukrainë mbrëmjen e djeshme. Sipas ministrisë, raketat goditën të gjitha objektivat e tyre të përcaktuara, të cilat ishin ushtarake, të tilla si depot dhe fabrikat e municionit.

Kjo kundërshton drejtpërdrejt deklaratat e Ukrainës se asnjë raketë e lëshuar në Kiev nuk ishte e suksesshme.

Në të vërtetë, Mykola Lukashuk, kreu i këshillit të rajonit të Dnipropetrovsk, tha se sulmi kishte dëmtuar 19 blloqe apartamentesh, 25 shtëpi, tre shkolla, tre kopshte dhe disa dyqane.

Ministria tha gjithashtu se forcat ruse vazhduan avancimin e tyre në qytetin e Bakhmut, një deklaratë ndryshe nga ajo e komandantit ukrainas, Olehsandr Syrskyi këtë mëngjes, kur tha se kundërsulmet kishin dëbuar forcat ruse nga disa pozicione në qytet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!