Qendërmbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte do të dëshironte të vazhdonte karrierën e tij te Barcelona.
28-vjeçari po mendon të ndërrojë klub gjatë merkatos të verës pasi është i pakënaqur për humbjen e vendit në ekipin e parë të Qytetarëve.
Sipas Fabrizio Romano, ëndrra e madhe e Laportes është të bashkohet me Barcelonën. Manchester City deri më tani ka refuzuar të komentojë për të ardhmen e qendërmbrojtësit spanjoll, ai si lojtarët e tjerë të ekipit, është plotësisht i fokusuar te ekipi.
Aymeric Laporte ka bërë vetëm 19 paraqitje këtë sezon. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 30 milionë euro. /G.D abcnews.al/