Ndër tjera, kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumin Ekonomik në Greqi, foli edhe për situatën jo të mirë që patëm me Britaninë e Madhe në lidhje me emigrantët dhe deklaratat e pahijshme të zyrtarëve britanikë.
Rama tha se kjo çështje është rregulluar dhe me ironi shtoi se ia ka falur britanikëve pasi ata janë në një situatë të keqe.
“I kam falur britanikët, sepse janë në një situatë të keqe. Gjynah të shkretët që duhet të kapeshin me shqiptarët, për të treguar se kanë ende muskuj. Do t’i durojmë sa t’i kalojë kjo situatë.
Ata po kalojnë njëfarë krize nervore dhe ne duhet t’i kuptojmë. Ata kanë humbur shumë pika reference dhe duhet t’u jepet kohë” u shpreh Rama.r.t/abcnews.al