“Na thonin duam të martohemi, por jo të flasim”, Rama: Arritëm atë që donim me BE-në

schedule22:06 - 28 Prill, 2023

schedule 22:06 - 28 Prill, 2023

 

I ftuar në Forumin Ekonomik  në Greqi, kryeministri Rama foli në lidhje me hapjen e negociatave me BE, dhe rolin që do të ketë BE në përmirësimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj.

Rama tha se për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë nuk duhet të presim BE, por të kapim sa më shpejt ritmin dhe të rikuperojmë kohën e humbur.

Kjo shkon paralelisht. Por nuk besoj se duhet të futemi në BE për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë. Kështuqë është shumë e rëndësishme që mos presim dhe të kapim ritmin dhe të rikuperojmë” tha Rama.

Kur u pyet në lidhje me frustrimin që tregoi me BE para se të hapeshin negociatat, Rama tha se tani ai frustrim nuk ekziston më.

Frustrimet nuk janë aktualisht të pranishme, sepse ne arritën atë që donim të arrinim. Ishin në një situatë frustruese, sepse BE thoshte duam të martohemi me ju, por nuk duam të flasim me ju” theksoi kryeministri.

Duke parë përkushtimin e Shqipërisë për të qenë anëtare e BE, Rama u pyet nëse beson se edhe BE është po aq e përkushtuar, e përgjigja ishte se po. Dhe përkushtimi është rritur pas luftës në Ukrainë tha kryeministri.

“Ata janë më të përkushtuar tani, pas luftës në Ukrainë dhe pasi kuptuan që lufta nuk ishte histori e së shkuarës, por që mund të kthehej gjithmonë.

BE si një projekt i madh paqeje, por kthehej me shumë i interesave ekonomike, ndërkohë që tani ekziston një frymë e re dhe shpresoj që kjo të përforcohet” u shpreh Rama. r.t/abcnews.al