Ritmi i reshjeve nisi të ulej që në orët e pasdites së shtunës dhe situata në zonat e përmbytura duket më e përmirësuar. Uji është larguar nga rrugët dhe banesat në Fushë-Krujes, Laç dhe Lezhë. Banorët po merren me dëmet që u janë shkaktuar nga uji që brenda një kohe të shkurtër vërshoi dy herë. Edhe në lumenjtë që përshkojnë këto territore niveli është ulur gjatë natës. Sipas parashikimeve të institucioneve përkatëse, ditët e para të javës që vjen, do të jenë me mot të paqëndrueshëm.Temperaturat do të bien ndjeshëm të dielën duke bërë që në zonat malore mëngjesi të zbresë disa gradë nën ZERO kurse në mesditë vlerat të shkojnë 12 – 13°C./abcnews.al