Analisti, Ylber Sela, ka qenë i ftuar në lidhje skype me emisionin “Ballkan Update” në ABC News ku fillimisht foli për agjendën e 2 maji, për të cilën BE konfirmoi se do të diskutohet për të pagjeturit dhe për themelimin e Asociacionit.
Sela tha se implementimi i marrëveshjes së Ohrit do të jetë 3-fish më e vështirë se arritja e saj.
Ai shtoi se ka ardhur momenti që liderët të marrin vendime të guximshme dhe të zgjidhet mosmarrëveshjet e vogla për Asociacionin, pasi është në të mirë të dy palëve.
“Unë mendoj që implementimin i marrëveshjes në Ohër do të jetë 3-fish më i vështirë sesa arritja e saj.
Liderët besoj se do marrin vendime të guximshme në takimet mes tyre.
Në atë pak elementë që nuk ka pajtueshmëri, duhet të gjehet një marrëveshje pasi është në të mirë të dy palëve”, tha Sela.
Në një deklaratë, kryetari i PDK tha se Kosova nuk është më prioritet për ndërkombëtarët dhe se prioritet i saj është tërheqja e Serbisë drejt Perëndimit. Në lidhje me këtë Sela tha se Kosova nuk ka çfarë të humbasë.
“Pak a shumë ka të drejtë, por Kosova nuk ka më kohë për trë humbur. Kjo do jetë një rekomandim për politikë bërjen në Kosovë, që kanë marrë përsipër të udhëheqin qeveritë. Është koha për guxim nga lidershipi i Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ky moment duhet të shfrytëzohet dhe sa më shumë vonohemi aq më në disavantazh shkon situata. Të jemi më të vëmendshëm dhe tekat partiake nuk duhet ti vendosen para atyre shtetërore.
Normalisht shqiptarët e Maqedonisë i kushtojnë një vëmendje të posaçme zhvillimeve në Kosovë, sepse ato kanë ndikime këtu.
Por në fund është lidershipi kosovar ai që duhet të marrë vendimet në të mirë të kombit” shtoi Sela.r.t/abcnews.al