Serbia gjatë ditëve të fundit po përballet me kushte të vështira atmosferike.
Mediat vendase shkruajnë se sipas Institutit Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ) është paralajmëruar se për shkak të motit të keq, në disa zona mëngjesi është shoqëruar me ngrica.
Në zonën e Serbisë jugore dhe qendrore pritet ngrica e lehtë në lartësi prej dy metrash në disa vende, bëhet e ditur në faqen e RHMZ-së.
Mëngjesin e sotëm në Kopaonik, janë shënuar temperatura deri në minus katër gradë celsius, ndërsa minus tre gradë në Sjenicë dhe më e larta është regjistruar në Beograd me katër gradë Celsius./abcnews.al