Boston vonon, por gjithsesi arrin të shpërblejë pritshmëritë e ndërtuara gjatë sezonit të rregullt, duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e NBA.
Celtics fituan 128-120 kundër Atlantës në ndeshjen e gjashtë të play-off, duke mbyllur serinë me rezultatin 4-2.
Pas humbjes suprizë në sfidën e pestë që shtyu kualifikimin, rekordmenët e basketbollit amerikan nuk gabuan në mbrëmjen e fundit.
Kjo për meritë të dyshes së yjeve Jaylen Brown dhe Jayson Tatum. I pari ishte shënuesi më i mirë I ndeshjes me 32 pikë, ndërsa tjetri u largua nga parketi me dy shifra dopjo 30 pikë dhe 14 topa të kapur në tabelë për të plotësuar paraqitjen e tij të shkelqyer.
Për Atlantën nuk mjaftoi ndeshja e madhe personale e Trae Young. Ylli i skuadrës nga Xhorxhia shënoi 30 pikë dhe dha 10 asist për shokët e tij.
Në fund e gjithë festa ishte për Boston, që në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes do të përballet me Philadelphia. Një përballje shumë e fortë, që pritet të thotë shumë edhe në garën për “unazat e kampionëve” në këtë edicion të NBA./ h.ll/abcnews.al