Një 21 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italianë këtë të mërkurë pasi është përpjekur që të marrë një ngarkesë droge të fshehur në një kontejner me banane në zonën doganore porti i Vado Ligurian (Savona).
Mediat italiane shkruajnë se kontejneri mbërriti në bordin e anijes motorike “Maersk Penang”, e ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë banane brenda së cilës ishte fshehur një sasi prej 85 kg kokainë.
Ndalimi i tij është bërë në momentin që ai po përpiqej që të merrte drogën nga kontejnjeri./abcnews.al