Përveç fushës së aktrimit, Ryan Reynolds ka treguar se është i aftë të frymëzojë edhe një ekip futbollit për t’u ringjitur në nivelin e dikurshëm, teska ditën e sotme, skuadra e Wrexham fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Boreham Ëood, në javën e 45-të të National League, duke siguruar kështu sigurimin në një kategori më lart për sezonin e ardhshëm.
Goli e Elliott Lee dhe dopita e Paul Mullin respektivisht në minutat 15’, 52’ e 71’ nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e “nderit” të miqve, të shënuar nga Lee Ndlovu që në minutën e parë të sfidës.
Pas kësaj fitoreje skuadra e Wrexham kryeson me 110 pikë në majën e kategorisë së 4-rt të futbollit anglez. Djemtë e Ryan Reynold kanë 4 pikë më shumë se Notts County i vendit të 2-të, një tjetër ekip ky me histori në Angli, duke hipotekuar kështu vendin e parë në kampionat, si dhe ngjitjen në League Two, eveniment ky që u shoqërua nga një festë e madhe e tifozëve.
Ndërkaq, kujtojmë se Wrexham është një skuadër uellsiane, e themeluar në vitin 1864, duke e bërë kështu skuadrën më të vjetër në Uells dhe të 7-tën më të vjetër në historinë e futbollit botëror. /i.m /abcnews.al