“Galaktikët” kërkojnë triumfin në transfertë, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Girona-Real Madrid

schedule19:06 - 25 Prill, 2023

schedule 19:06 - 25 Prill, 2023

Në pak minuta, Girona do të presë në “Estadio Municipal de Montilivi”, “galaktikët” e Real Madrid, në përballjen e vlefshme për javën e 31-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve, spanjolli Michel ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 4-1-4-1, ku në portë është vendosur Gazzaniga e para tij në mbrojtje Gutierrez, Juanpe, Bueno e Martinez. Më i tërhequr në mesfushë është Oriol Romeu, ndërsa në krahët e mesfushës janë Riquelme e Couto. Organizmin e askionieve tekniku Michel ja ka besuar dyshes Martin-Tsygankov, ndërsa i vetëm në sulm vendoset Castellanos.

Në krahun tjetër, tekniku Carlo Ancelotti ka vendosur t’i rreshtojë “galaktikët” e tij me formacionin e zakonshëm 4-3-3, ku në portë është vendosur ukrainasi Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Carvajal e Nacho Fernandez, me qendrën që mbulohet nga Militao e Rudiger. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Kroos-Modric-Valverde, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Marco Asensio, Rodrygo e Vinicius Junior. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: