Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia dëbon diplomatin moldav në shenjë hakmarrjeje

schedule15:08 - 25 Prill, 2023

schedule 15:08 - 25 Prill, 2023

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dëbuar një diplomat moldav në shenjë hakmarrje për dëbimin e një diplomati rus nga Moldavia javën e kaluar.

Ministria tha se kishte thirrur ambasadorin e Moldavisë në Moskë për të njoftuar dëbimin, si dhe për të protestuar kundër “hapave jomiqësorë ndaj Rusisë”.

Një zëdhënës i qeverisë moldave e lidhi dëbimin e diplomatit rus me veprimet e stafit të ambasadës ndaj rojeve kufitare moldave, të cilët i kishin refuzuar hyrjen një politikani rajonal rus në aeroportin e Kishinauit.

Moldavia ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se po përpiqet të destabilizojë vendin, diçka që Moska e ka mohuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!