Ukraina evakuuon 138 civilë nga Sudani

schedule10:35 - 25 Prill, 2023

schedule 10:35 - 25 Prill, 2023

Ukraina ka evakuuar 138 civilë, duke përfshirë shtetas të saj dhe qytetarë të Gjeorgjisë dhe Perusë, të cilët u bllokuan nga luftimet në Sudan, tha të martën inteligjenca ushtarake e Ukrainës.

Agjencia e inteligjencës ushtarake GUR tha se kishte evakuuar 87 qytetarë të Ukrainës, të cilët ishin kryesisht specialistë të aviacionit  pilotë dhe teknikë  dhe anëtarë të familjeve të tyre.

“U evakuuan edhe qytetarët e Gjeorgjisë dhe Perusë. Në total u shpëtuan 138 qytetarë. Mes tyre janë 35 gra dhe 12 fëmijë”, thuhet në njoftim.

Të evakuarit tani ndodhen në Egjipt dhe marrin ndihmë mjekësore, ushqim dhe ujë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!