Medvedev: Perëndimi nuk ishte gati për një partneritet të barabartë me Rusinë

schedule10:24 - 25 Prill, 2023

schedule 10:24 - 25 Prill, 2023

Nënkryetari i Këshillimit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev deklaroi se Perëndimi rezultoi të ishte i padrejtë ndaj Rusisë dhe se nuk ishte gati për një parnteritet të barabartë.

“E ashtuquajtura bota perëndimore ka rezultuar e padrejtë ndaj vendit tonë në shumë mënyra dhe nuk është e gatshme për një partneritet të barabartë”, u shpreh Medvedev gjatë komunikimit me pjesëmarrësit e maratonës “Dituria”, shkruan RIA Novosti.

Medvedev vuri në dukje se Perëndimi nuk e dëgjoi Rusinë.

“Ata thjesht u tallën në një kuptim të caktuar gjatë gjithë këtyre viteve, na lodhën, u përpoqën të na dobësonin, na rrethuan me baza të reja ushtarake të të njëjtit bllok ushtarak që ishte në armiqësi me vendin tonë të mëparshëm për dekada”, theksoi ai./abcnews.al