Tottenham u “turpërua” pasditen e djeshme në “St. James Park”, teksa u mund me rezultatin e thellë 6 me 1 nga “qymyrxhinjtë” e Neëcastle, me vendasit që arritën të shënon plot 5 herë brenda 21 minutave në portën e Spurs.
Përveç tronditjes që kjo humbje shkaktoi te tifozët e Tottneham, një koment totalisht kritik ndaj londinezëve e ka dhënë dhe ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, i cili doli totalisht kundër trajnerit Cristian Stellini dhe zgjedhjeve të tij.
“Ky Tottenham është një turp i madh! Ata u rreshtuan me katër mbrojtës për herë të parë gjatë këtij sezoni, por me Porron mbrojtës krahu. Ai djalë nuk di të mbrojë fare.
Merrni menjëherë një trajner të vërtetë, jo mikun e Contes”,- përfundoi në fjalën e tij legjenda e Liverpool. /i.m /abcnews.al