Pamjet e prerjes së flokëve të një tifozi gjatë ndeshjes mes Manchester United dhe Brighton në Wembley Stadium u bënë virale të dielën.
United dhe Brighton luftuan për të arritur në finalen e FA Cup, si rezultat, Djajtë e Kuq ishin më të fortë në penallti dhe tani presin një takim me Man City.
Një berber i improvizuar nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e tifozëve në Twitter:
? “Kush i pret flokët në ndeshjen e Manchester United?”.
? “Situata kur ke takim në orën 20.00 dhe nuk e prisje që të kishte penallti”.
? “Prerja e flokëve në ndeshjen Manchester United-Brighton kjo është jeta”.
?”Si arriti të kontrabandojë një makinë në Wembley?”. /G.D abcnews.al/