Organizohet në Shëngjin Miss Veriu, vendin e parë e merr Algetina nga Gjakova

schedule14:50 - 22 Gusht, 2019

schedule 14:50 - 22 Gusht, 2019

Në Shëngjin u organizua për herë të parë spektakli i bukurisë Miss Veriu, ku pjesëmarrëse ishin vajza nga veriu i Shqipërisë dhe nga Kosova. Fituese u shpall Algenita Avdija nga Gjakova.

Bukuria femërore e Veriut të Shqipërisë përmes konkursit Miss North Albania është bërë argëtimi i vizitorëve dhe pushuesve në bregdetin e Shëngjinit.

Ky aktivitet ka qenë një mënyrë e mirë për t’i dhënë jetë artistike mbrëmjeve në këtë zonë turistike.

Producenti Arben Golemi prezantoi një mënyrë tjetër të argëtimit duke gërshetuar spektaklin me shoë-un por që në fund të mbrëmjes i dhuroi kurorën e më të bukurës gjakovares Algenita Avdija.

Pas kurorëzimit si vajza më e bukur e Veriut, Algenita thotë se tashme ka realizuar një ëndërr të saj për të vijuar në modeling dhe shoë kryesisht jashtë Shqipërisë.

Prezantimi në një ambjent të hapur për producentin Arben Golemi ka qenë ideja për të sjellë diçka ndryshe dhe sigurisht mendon se ja kanë arritur dhe fati shënjestroi kosovaren Algenita Avdija.

Shëngjini është një zonë turistike që sigurisht meriton vëmendje dhe tashmë ka bërë për vete edhe Miss North Albanian, e cila thotë se kjo zonë mbetet zgjedhja e parë.

Në Shëngjin nuk ka vetëm dete dhe rërë, pasi në këtë zonë turistike do te merrni gjithnjë surpriza dhe Miss North Albania ishte një suprizë për vizitoret e gushtit.

/ABC News Albania 24/7