VIDEO/ “Ringjallet” Lukaku, “bomberi” belg “tërheq” Interin drejt fitores

schedule14:23 - 23 Prill, 2023

schedule 14:23 - 23 Prill, 2023

Inter ka luajtur sot në mesditë kundër Empolit në shtëpinë e këtyre të fundit.

Interi ka mundur të menaxhojë mirë pjesën e parë, duke qarkulluar topin nga çdo pozicion i mundshëm, por nuk ka arritur dot të gjejë golin. Zikaltërit patën disa mundësi të mira, me Brozovic në fillim të ndeshjes, por topi u bllokua nga kundërshtarët brenda zonës. Më pas ka pasur edhe një mundësi të artë Galiardini me një goditje nga distanca, por topi kaloi sipër traut të portës.

Gjjithashtu edhe Empoli ka pasur dy raste të rrëzikshme, por në të dyja herët ka qenë Handanovic i cili është treguar i vëmendshëm.

Në afërsi të 15 minutave të fundit, Parisi bëri një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj D’Ambrosio duke e goditur me takë të ngritur, por gjyqtari kryesor dhe VAR e ka kursyer lojtarin e Empolit duke i treguar vetëm kartonin e verdhë.

Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej nga reagimi i Interit. Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 48-të me anë të Lukakut. Miqtë ndërtuan një aksion të bukur, kur në fund Brozovic la topin brenda zonës për sulmuesin belg dhe me të djathtën Lukaku e dërgoi topin në rrjetë.

Interi tentoi disa herë të shënonte të dytin, por nuk po gjente hapsirat e duhura. Goli i dytë erdhi pas disa përpjekjeve në minutën e 76-të të sfidës. Një kundërsulm i shpejtë nga Interi, Calhanoglu dërgoi topin në krahun e majtë të fushës, aty ku gjendej Lukaku, i cili me mjeshtëri deportoi brenda zonës dhe lëshoi menjëherë të majtën e tij potente në një kënd diagonal duke e bërë të pamundur për portierin e Empolit.

Për Kristjan Asllanin pati pak minuta lojë, pasi mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 86-të.

Inter nuk është ndalur me kaq, pasi ka shënuar edhe golin e tretë përballë Empolit.

Në minutën e 88-të, përsëri një kundërsulm i shpejtë nga zikaltërit, i marrë përsipër nga njeriu i ndeshjes Luaku, e ka lënë topin më pas për te Lautaro Martinez, ku argjentinasi me qetësinë e tij ka dërguar topin në rrjetë duke vulosur sfidën.

Me këtë fitore të rëndësishme, Interi ngjitet kështu momentalisht në vendin e pestë me 54 pikë, një më shumë se Milani./ h.ll/abcnews.al
Goli i parë i Lukakut:

Goli i dytë i Lukakut:

Goli i tretë i Lautaro Martinez:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!