Empoli dhe Inter kanë mbyllur 45 minutat e para në rezultatin e barabarta 0-0.
Interi ka mundur të menaxhojë mirë pjesën e parë, duke qarkulluar topin nga çdo pozicion i mundshëm, por nuk ka arritur dot të gjejë golin. Zikaltërit patën disa mundësi të mira, me Brozovic në fillim të ndeshjes, por topi u bllokua nga kundërshtarët brenda zonës. Më pas ka pasur edhe një mundësi të artë Galiardini me një goditje nga distanca, por topi kaloi sipër traut të portës.
Gjjithashtu edhe Empoli ka pasur dy raste të rrëzikshme, por në të dyja herët ka qenë Handanovic i cili është treguar i vëmendshëm.
Në afërsi të 15 minutave të fundit, Parisi bëri një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj D’Ambrosio duke e goditur me takë të ngritur, por gjyqtari kryesor dhe VAR e ka kursyer lojtarin e Empolit duke i treguar vetëm kartonin e verdhë.
Në pjesën e dytë pritet një reagim nga Interi, ku kërkohet vetëm dalja me tre pikë nga ky stadium./ h.ll/abcnews.al