Mbi 3000 automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri paraditen e së shtunës.
Sipas policisë kufitare në Morinë kanë kaluar 4600 qytetarë nga Kosova. Ata kane ardhur për të kaluar fundjavën.
Tirana, Durrësi, Vlora janë destinacionet kryesore, por edhe qytetet e tjera historike janë pjesë e intererarit të tyre.
Policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar, hera herës edhe pa kontrolle për të shmangur radhët e gjata./abcnews.al