Meksika shet avionin presidencial për 92 milionë dollarë

schedule08:33 - 22 Prill, 2023

schedule 08:33 - 22 Prill, 2023

Presidenti i Meksikës arriti më në fund të shesë avionin luksoz të paraardhësit të tij. Boeing 787 Dreamliner u porosit nga presidenti i mëparshëm i vendit, Enrique Peña Nieto.

Presidenti aktual Andrés Manuel López Obrador e kishte përshkruar ekzistencën e avionit si një “fyerje për njerëzit” për shkak të kostove të mëdha të mirëmbajtjes.

Sapo u zgjodh, në vitin 2018 e nxori në shitje, por nuk u shfaq blerës dhe madje Obrador po mendonte ta çmontonte. Më në fund avioni presidencial u ble nga qeveria e Taxhikistanit për 92 milionë dollarë (83.7 milionë euro).

Meksika priste ta shiste për 150 milionë dollarë, pasi e kishte blerë në vitin 2012 për 228 milionë dollarë.

“Në të kaluarën, autoritetet funksiononin dhe mendonin si faraonët e vegjël. Jo më”, tha Obrador në një video duke njoftuar shitjen.

Presidenti i majtë, i cili shpesh kundërshton korrupsionin e elitave politike të Meksikës, është mësuar të udhëtojë me avionë. Me të ardhurat nga shitja, siç premtoi Obrador, dy spitale publike në provincat e varfëra të vendit do të ndërtohen sipas planeve të inxhinierëve të ushtrisë.

/abcnews.al