Neymar “i shkel syrin” Santos-it: Do të kthehem së shpejti

schedule12:13 - 21 Prill, 2023

schedule 12:13 - 21 Prill, 2023

Neymar aktualisht ndodhet në Brazil ku po rikuperohet nga dëmtimi i kyçit të këmbës dhe shfrytëzoi rastin për të ndjekur nga afër ndeshjen e Copa Sudamericana që përfundoi me rezultatin 0-0 midis Santos dhe Audax Italiano.

Për këtë rast, sulmuesi brazilian veshi një fanellë nga ish-skuadra e tij me numrin 7-të mbi supe dhe foli për “Globo Esporte”.

“Një ditë do të kthehem. Do të tkhehem së shpejti. Ndihem si në shtëpinë time këtu dhe është shumë bukur të jesh atje pas 10 vitesh. Për fat të keq përfundoi në barzim, doja që Santos të fitonte dhe erdha këtu për t’i mbështetur ata dhe për të marrë dashurinë e tifozëve. Ky kl;ub më ka dhënë gjithçka, më ka hapur dyert për mua dhe familjen time, më ka dhënë gjithçka”, është shprehur Neymar./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!