Kolonel Çlirim Toci deklaroi se qyteti ukrainas i Bakhmutit nuk ka një rëndësi strategjike, duke iu referuar luftimeve të ashpra që po zhvillohen atje mes forcave të Ukrainës dhe atyre të Rusisë.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Toci u shpreh se për forcat ukrainase, Bakhmuti ka një rëndësi simbolike dhe taktike.
“Bakhmuti nuk ka një rëndësi strategjike, ka një rëndësi simbolike dhe taktike për forcat ukrainase. Sipas të gjitha informacioneve që kemi nga mediat, Zelensky mundohet të ndikojë në këtë vendim dhe të mbajë të angazhuara forcat ukrainase në Bakhmut. Sipas strategëve ushtarakë, gjithmonë ushtria ose Forcat e Armatosura janë instrument i politikës dhe në këtë rast, presidenti Zelensky po e bërdor fuqinë që ka, në mënyrë që t’i mbajë sa më të angazhuar forcat ukrainase”, theksoi ai./abcnews.al