Sali Berisha po luan edhe gurin e fundit për të vendosur emrin e tij në fletën e votimit. Koalicioni Bashkë Fitojmë i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor me këtë kërkesë. Partia e Lirisë si udhëheqëse e koalicionit propozon Sali Berishën kryetar të aleancës dhe vendosjen e emrit të tij në fletën e votimit.
Kolegji është shpresa e fundit e Berishës, i cili do ta luajë kartën e fundit edhe pse deri më tani, çdo hallkë zgjedhore e ka zhveshur atë nga çdo pushtet partiak, madje një vendim kundër tij e ka dhënë edhe vetë Kolegji Zgjedhor. Ajo që bie në sy, është se ky dokument që mban vulën e Partisë së Metës dhe i hartuar në konsensus me Berishën, përfshin brenda një dorëzim të liderit të opozitës.
Pranimin e tij, të paktën përmes këtij dokumenti se ai nuk është PD-ja. Gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese më parë në KAS, avokatët e Berishës e përshkruan atë si deputet të pavarur.
Ata iu përgjigjën trupës së KAS duke thënë se Sali Berisha nuk ishte anëtar i asnjë prej partive që përbëjnë Koalicionin Bashkë Fitojmë, por nënvizuan se për Berishën flet vetë historia.
Por teksa historia dhe bëmat e Berishës nuk e impresionuan KAS-in, Celibashi i kërkon Kolegjit Zgjedhor të përgjigjet me vendim brenda 24 orëve për këto çështje sepse duhen printuar fletët e votimit.
/abcnews.al