Dosja 184, për hetimin e dyshimeve për shitblerje të votave në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 ka kaluar në Prokuroinë e Dibrës. Krimet e Rënda shpallen moskompetencën, me argumentin se nuk bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen 184, duke e dërguar atë në institucionin e akuzës Dibër. Lajmi është konfirmuar nga burime nga prokuroia, ndërsa zyrtarisht Prokuroria për Krime të Rënda nuk kanë dhënë asnjë sqarim për këtë çështje. Arsyeja e moskopetencës është për faktin se ka nje grup të strukturuar kriminal. Burime bëjnë të ditur se akoma në Organin e akuzës në Dibër nuk është caktuar prokurori që do të merret me këtë çështje. Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Cami nuk e merr si dosje për ta hetuar për arsyen se gjendet në situatën e konfliktit të interesit duke qenë se ka lidhje të afërta me një nga personat që është nën hetim për shitblerejn e votës në zgjedhjet e pjesshme vendore, të zhvilluara në Dibër në vitin 2016.
Dosja 184, që u regjistrua para 3 vitesh nga Prokuroria e krimeve të rënda do t’i caktohet me short njerit prej dy prokurorëve të Dibrës, Rifat Kojku dhe Belian Zeneli. E ashtuquajtura dosja 184 përfshin hetimin e disa personave, mes tyre edhe zyrtare shtetërore në nivel qendror dhe lokal, lidhur me dyshimet për shitblerje të votave në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Dibër në 2016. Në përgjimet telefonike, që përmban kjo dosje, të publikuara nga gazeta Gjermane Blid dëgjohen në biseda deputetë dhe zyrtare të lartë të Partisë Socialiste si Damian Gjiknuri, Pjerin Nderu, Fatmir Xhafa, Sajmri Tahiri, drejtues të policisë lokale dhe eksponentë të tjerë të njohur në Dibër.
/ABC News Albania 24/7