“Foltorja kërcënoi kandidatët e PD”, pohimi tronditës i Alibeaj: Kjo ishte arsyeja që nuk dolëm me 61 kandidatë

schedule15:07 - 20 Prill, 2023

schedule 15:07 - 20 Prill, 2023

TIRANË – Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një intervistë në abc neës foli për vendimin e daljes me një listë të pjesshme për zgjedhjet e 14 majit dhe ndarjen njehërë e përgjithmonë të PD nga Berisha.

“Unë kam qenë për të dalë me 61. Disa prej kandidatëve tanë që në fillim e morën përsipër , panë një realitet aspak moral, ndaj edhe u tërhoqën.Është anormale, që  kandidatët tanë u ndodhën jo vetëm përballë me pushtetin, po u sulmuan nga pas kurrizit edhe nga “Foltorja”.14 kandidatët e mbetur mund t’i quajmë dhe qendrestarë. Sepse një situatë të tillë patën edhe ata.”

Për Alibeajn, kjo fushatë elektorale është e ndarë në tre pjesë,

“Pritshmëritë në këtë situatë anormale, ka tre fushata brenda kësaj fushate, e para kundër regjimit të Edi Ramës, ndaj kësaj jemi të fokusuar.Ka edhe një betejë që zhvillohet brenda nesh, mes një pale që do të vijojë të jetë përfaqësuese e politikës së vjetër të tranzicionit e 32 viteve më parë është Sali Berisha me Ilir Metën që e kanë mbërthyer me duart e tyre këtë sistem politik, duan të mbërthejnë edhe PD me barra të mëdha në supe të non gratave, të refuzimit nga Perëndimit, me barrën e madhe që nuk i ofrojnë asgjë shqiptarëve.”

por sfidë e krahut te moderuar te demokratëve, me shume sesa suksesi ne 14 maj, është mbajtja fort e PD të së ardhmes, që në 2025 të jetë një alternativë serioze për shqiptarët.

“Dhe e treta fushatë është mbajtja fort e PD të së ardhmes. Kjo fushatë për ne konsiderohet si akti më i rëndësishëm, si gur themeli për një PD qartësisht të ndarë nga korrupsioni, nga non gratat e orientuar nga perëndimi. Në aleancë me SHBA e Mbretërinë e Bashkuar dhe që në 2025 të jetë një alternativë serioze për shqiptarët.”

Por a do të mbajë përgjegjësi vetë Alibeaj për rezultatin e zgjedhjeve në 14 bashki ku garohet me logon e PD-së?

“Pas zgjedhjeve, PD do t’i futet një procesi riorganizim dhe renovimi të saj, duke ruajtur vlerat e perëndimit, vlerat reale dhe ato të gjenezës , sigurisht që ky është proces do fillojë pas 14 majit. Po qe për përgjegjësi, unë e them që tani: Ndodhi që më 25 mars, menjëherë pas dorëheqjen së Bashës, isha unë që të merrja përispër drejtimin e PD. Ka qenë një situatë që kemi qenë nën agresion. Në ato kohë kishte një vendim të blerë në fakt të gjykatës, që Zhukri, ia dha në favor të Berishës. Morëm partinë në një situatë, ku agresioni i Berishës mbi PD ishte më i madh se kurrë, ndërsa sot që flasim, Sali Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, edhe ligjërisht po të doni ju, edhe kjo është një meritë e vogël e imja dhe kolegëve të mi, që e ruajtëm PD.”