Von Cramon: Bojkoti i zgjedhjeve në veri të Kosovës është gabim i madh i Listës Serbe

schedule13:57 - 20 Prill, 2023

schedule 13:57 - 20 Prill, 2023

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon,  ka thënë se bojkotimi i zgjedhjeve speciale në katër komuna në veri të Kosovës nga Lista Serbe është një gabim i madh .

Ndër të tjera në reagimin e sak në lidhje me zgjedhjet në Veri, Von Cramon shprehu keqardhjen e saj për bojkotimin nga Lista Serbe.

“Unë besoj se bojkoti ka ndodhur për shkak të vendimit të Beogradit. Lista Serbe nuk është e regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe këtë e konsideroj një gabim të madh. Unë e kritikova hapur një vendim të tillë dhe u përpoqa të kontaktoj disa njerëz në Beograd. Kjo është dashur të jetë një sinjal i mirë se të gjitha subjektet politike dhe kandidatët po regjistrohen dhe se njerëzit në veri po kthehen ngadalë në institucione, këto zgjedhje duhet të jenë test në këtë drejtim. Më vjen keq që Lista Serbe nuk është regjistruar dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe ky nuk është vërtet një sinjal premtues, ” tha Von Cramon.

Ajo shtoi se bojkotimi i zgjedhjeve nuk do të thotë përshkallëzim i situatës në veri.

“Shpresoj që njerëzit atje të jenë të kujdesshëm. Nëse nuk shkojnë në votime, ky është vendimi i tyre, por kjo nuk do të thotë se do të ketë ndonjë qëllim për të përshkallëzuar situatën. Unë do të doja të shihja një pjesëmarrje të lartë, por siç unë tha, partia kryesore vendosi të mos dalë dhe ky është problem”, theksoi ajo ndër të tjera.

Me rastin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Von Cramon tha se ai ka përfunduar dhe se qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm nga 1 janari 2024.

Gjithashtu zyrtarja e lartë e BE-së tha se procesi i liberalizimit është një hap drejt integrimeve evropiane, me shpresën se Kosova së shpejti do të arrijë suksese të tjera përgjatë rrugës.

“Shpresoj se së shpejti do ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës. Pra, aplikimi është pranuar dhe duhet ta vendosim në rend dite. Kjo ishte një nga pikat që u përmend në dialog. Edhe pse këto janë çështje të veçanta, me fleksibilitet në dialog, ky do të ishte hapi i radhës dhe aplikimi për anëtarësim në BE kërkon më shumë kohë”, theksoi ajo./abcnews.al