NBA, fitojnë favoritët: Triumf për Denver dhe Milwaukee, Lakers mposhtet nga Memphis

schedule12:32 - 20 Prill, 2023

schedule 12:32 - 20 Prill, 2023

Nuk kishte surpriza në ndeshjet e mbrëmjes në play-off e NBA. Denver dhe Milwaukee fituan sfidat e dyta, ndërsa Los Angeles Lakers  u ndal në transfertën e Memphis.

Asnjë suprizë në mbrëmjen e fundit të play-off në NBA. Denver shpërblen parashikimet duke mundur sërish Minesotën për të thelluar në 2-0 rezultatin e përgjithshëm.

Nudgets imponuan lojën dhe shifrat 123-113 në fushën e tyre. Njeriu i triumfit për kryesuesit e Konferencës së Perëndimit ishte Jamal Murray. Ai shënoi 40 pikë, duke marrë edhe titullin simbolik të MVP të ndeshjes.

Me 27 pikë e mbylli këtë sfidë Nikola Jokiç, që iu afrua tre shifrave dopio me 9 topa në tabelë dhe po aq asist për shokët e skuadrës. Nga ana tjetër, Antonyi Edwards në rolin e shënuesit më të mirë të mbrëmjes me 41 pikë nuk shpëtoi Minesotën nga humbja. Me epërsinë 2-0 në serinë e play-off, Denver afrohet me fazën tjetër të NBA.

Në rrugën e duhur kthehen edhe favoritët e tjerë të Milwaukee.

Megjithëse pa Janis Atentokoumpo të dëmtuar, Baks barazuan serinë 1-1, duke mundur Miami në ndeshjen e dytë me shifrat 138-122.

Brook Lopez ishte njeriu i fitores për kryesuesit e Lindjes me 25 pikë. Po aq realizoi edhe Jiimy Butler, por këtë herë ylli i Hits nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij.

Në lojë kthehet edhe Memphis, që barazoi serinë 1-1 kundër LA Lakers.

Pasi kishin fituar në sfidën e parë, LeBron James dhe shokët e tij dështuan të thellojnë diferencën. Ylli i Lakers shënoi 28 pikë, por kaq nuk mjaftuan.

Grizzlies triumfuan falë paraqitjes së shkëlqyer të Xavier Tillman me dy shifra dopjo 22 pikë dhe 13 topa të kapur në tabelë. / h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!