Është tentuar mëngjesin e sotëm grabitja e një banke e nivelit të dytë në qytetin e Librazhdit. Por policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka vënë në pranga autorit. Ai kishte arritur të thyente xhamin e dritares së bankës dhe të hynte në ambjentet e brendshme. Në këtë kohë ka mbërritur dhe patrulla e policisë, e cila bëri rrethimin e godinës dhe arrestimin e tij të menjëhershëm. Paraprakisht thuhet se autori është një ish komando që ka qenë në Irak. /ABC News Albania 24/7
Librazhd, tentohet grabitja e një banke, policia kap në kohë autorin
schedule09:45 - 21 Gusht, 2019
schedule 09:45 - 21 Gusht, 2019