FOTO/ Kamerat fiksuan gjithçka, si autori i maskuar qëlloi për vdekje biznesmenin brenda lokalit

schedule15:31 - 19 Prill, 2023

schedule 15:31 - 19 Prill, 2023

SHNËNGJIN- I vetëm në tavolinën e lokalit, ndërsa një prej autorëve, i maskuar, i afrohet për ta qëlluar. Është kjo skena e krimit, e fiksuar nga kamerat e sigurisë, brenda lokalit ku mesditën e sotme mbeti I vrare biznesmeni Ardian Nikulaj.

Sic duket në foton e siguruar për ABC News nga gazetarja Xhensila Kodra, Ardian Nikulaj është ulur i vetëm në tavolinë, brenda lokalit ku u qëllua për vdekje me pistoletë.

Autori siç duket edhe në pamje është i maskuar kokë e këmbë, ndërsa mban të veshur një jelek fosforeshent, skafandër motori në kokë, si edhe një maskë anticovid. Sakaq, dëshmitar i krimit të rëndë duket se është bërë një i moshuar, që ndodhet krah autorët, ndërsa qëllon për vdekje biznesmenin.

Ndërkohë, gazetari Gjergj Figuri, raportoi se autori dyshohet se ka hyrë nga pjesa e pasme e bizneseve që ndodheshin pranë lokalit ku u vra Ardian Nikulaj. Ai thotë se 52-vjeçari është qëlluar të paktën shtatë herë me pistoletë, ndërkaq policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, hap ky, i cili mund ta ndihmojë në identifikimin e autorit të vrasjes.

Kanë hyrë nga pjesa e pasme e bizneseve që janë parnë lokalit ku u vra Nikulaj. Është qëlluar të paktën shtatë herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Policia po mbledh të gjithë kamerat e sigurisë të bizneseve, sepse autori dyshohet se është larguar me motor. Nuk ka asnjë pistë zyrtare hetimesh dhe po analizohen të gjitha pistat duke marrë në pyetje edhe familjarët e tij, për të parë jo vetëm dinamikën, por pët të bërë idetifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve. Autori ka qenë shumë i qartë dhe shumë i ftohtë kur ka kryer ekzekutimin”, raportoi ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!