Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Itali, kapet ariu që vrau 26-vjeçarin

schedule16:20 - 18 Prill, 2023

schedule 16:20 - 18 Prill, 2023

Një ari që vrau një burrë duke vrapuar në një pyll pranë një fshati malor në veri të Italisë është kapur. Autoritetet e Trentos thanë se ariu, i identifikuar si JJ4, u kap gjatë natës duke përdorur një kurth dhe u dërgua në një kafaz në një park të kafshëve të egra në Castelar.

Presidenti i provincës urdhëroi të vritej ariu por gjykata administrative e pezulloi këtë vendim.

Andrea Papi, 26 vjeç, po punonte në një zonë malore të pyllëzuar pranë fshatit të tij Caldes, në rajonin e Trentino.



Familja e tij, u shqetësua për shkak se po vonohej dhe njoftoi autoritetet. Ekipet e shpëtimit e gjetën të vdekur në një luginë. Ai kishte plagë të thella në qafë, krahë dhe gjoks dhe dukej qartë se ato i kishte shkaktuar ndonjë kafshë e madhe mishngrënëse.

Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, Andrea Papi u vra nga një ari, sipas një burimi pranë hetimeve, i cili konfirmoi informacionin për mediet italiane.

Në mars, një tjetër burrë u sulmua nga një ari në të njëjtën zonë.

Falë suksesit të projektit Life Ursus, për rifutjen e arinjve në Trentino (1996-2004), në vitin 2021 në këtë rajon u regjistruan 69 arinj. Ata në fakt vlerësohen të jenë rreth 100, megjithëse sipas programit parashikonte që popullsia e tyre duhet të ishte rreth 50 kafshë, për të siguruar një bashkëjetesë të sigurt me banorët vendas, komentoi Fugati.

“Prandaj këshillohet që ky numër të zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Anamaria Prokatsi, nga Shoqata Kombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve (Enpa), megjithatë denoncoi mungesën e masave parandaluese nga ana e autoriteteve.

Organizata mjedisore WWF, edhe pse kundërshton, siç theksoi, shfarosjen sistematike të arinjve të përfshirë në sulme jovdekjeprurëse, tha se përgjegjësi për vdekjen e të riut Andrea duhet të vritet.

Rreth 120-200 arinj jetojnë në Itali, kryesisht në Trentino dhe Abruzzo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!