Bledi Strakosha është një nga moderatorët më të njohur në Shqipëri. Ai ishte prezantuesi i cili në vitet 2000 me emisionin e tij Blue bëri që të rrëfesheshin shumë personazhe të njohura.
Bledi është rritur në Dhërmi, aty ku po pushon sëbashku me familjen këtë verë. Për mikrofonin e ABC News, ai rrëfeu disa nga gjërat që bënte sëbashku me familjen kur ishte fëmijë për të shkuar në plazh.
Edhe pse i shijon shumë ditët kur shkon në plazh, Bledi rrëfeu se disa gjëra nuk janë më njësoj siç kanë qenë në vegjëlinë e tij.
“Mbaj mend që me bukë me vete dilnim në plazh bashkë me prindërit dhe me pjesëtarë të tjerë të familjes nga mali që ishte një terren i vështirë për të shkuar në det. Në det nuk kishe asgjë se nuk ka pasur investime si sot. As shezlonge, as çadra. Ka qenë shumë bukur. E vështirë mbetej ngjitja se ishe lodhur nga deti, dielli edhe duhej të ngjiteshe prapë në fshat sepse shtëpia ishte në fshat.
Im gjysh është rritur dhe është edukuar, shkollën 7-vjeçare e ka bërë në Dhërmi dhe pastaj u rrit dhe u shpërngul drejt Tiranës. Është ajo lidhja e pashpjegueshme me vendin tënd të origjinës. Sa herë që vij këtu më shijon gjithçka paçka që më vjen keq që shumë gjëra kanë ndryshuar, nuk janë siç kanë qenë në vegjëlinë time, aq të bukura, aq të paqta”, tha moderatori./abcnews.al