I ka zgjatur vetëm disa orë shoqërimi në komisariat kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër Arvid Bushati. Në orët e mbrëmjes kur po organizohej një protestë e simpatizantëve të PD para komisariatit, Bushati është lënë i lirë.
Më herët gjatë ditës ai u shoqërua pas ngjarjeve në Shkodër. Fillimisht ai që e denoncoi ndalimin e tij ishte ish-deputeti i PD, Bardh Spahia. Ai tha se shoqërimi është bërë me urdhër politik dhe oficeri i policisë nuk kishte asnjë mandat nga prokuroria.
/ABC News Albania 24/7

