Rusia është e interesuar për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kështu u shpreh të hënën Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë një konference për shtyp me ministrin e jashtëm brazilian, Mauro Vieira në Brasilia, shkruan CNN.
Lavrov falënderoi gjithashtu kolegët e tij brazilianë për kuptimin e situatës në Ukrainë dhe tha se Rusia është mirënjohëse për dëshirën e Brazilit për të kontribuar në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme.
Ministri i Jashtëm rus pritet të takohet sot edhe me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.
Ukraina ka thënë vazhdimisht se paqja do të arrihet vetëm nëse Rusia rivendos kufijtë e vendit dhe Kievi rimer Krimenë./abcnews.al