Izmir Smajlaj i pafajshëm, atleti shqiptar kishte qenë i pezulluar për një kohë të gjatë

schedule15:51 - 17 Prill, 2023

schedule 15:51 - 17 Prill, 2023

Izmir Smajlaj është shpallur i pafajshëm dhe tashmë mund t’i rikthehet aktivietetit të atletikës normalisht dhe rregullisht pas shkarkimit nga çdo akuzë e mëparshme.

Është mësuar se atleti shkodran ka fituar betejën e tij ligjore e cila është zhvilluar në Francë e përfaqësuar nga avokatja Romina Zano. Atleti ka qenë i akuzuar për manipulim rezultati në bashkëpunim, ku ishte i përfshirë edhe Nikolin Dionisi, sekretar i përgjithshëm i FSHA.

Nikolin Dionisi, ish-sekretari i Federatës së Atletikës, i cili pranoi fajin dhe me gjykim të shkurtuar u dënua me 4 vite pezullim nga aktivitetet e këtij sporti, por gjithashtu edhe presidenti aktual i FSHA, Gjergj Ruli, për mungesë sinqeriteti dhe mosmarrje masash ndaj administratës së federatës për këtë gabim, duke u dënuar me 5 vite pezullim.

Ndërkaq, ditën e mërkurë, më 19 maj Federata Shqiptare e Atletikës do të mbajë asambelën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese e deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë emër që mund të pozicionohet në vend të Gjergj Rulit e Nikolin Dionisit. / h.ll/abcnews.al