Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhamajka vendos tjetër rekord/ Stafeta e përzier 4×100 metra jep kohën e re më të shpejtë

schedule11:03 - 5 Maj, 2026

schedule 11:03 - 5 Maj, 2026

Ka një garë vetëm për djem, ka një vetëm për vajza, por është një tjetër ku vrapojnë së bashku.

E tillë stafeta e përzier 4×100 metra në atletikë, e cila në vetëm dy ditë pati dy rekorde të reja botërore.

Një nga superfuqtë e atletikës në konkurrimet e shpejtësisë, Xhamajka, u kthye aty ku I takon duke triumfuar në pistën e qytetit Gaborone, kryeqytet I Botsvanës në Afrikë.



Katërshja xhamajkane dha fillimisht kohën 39”99, dhe përmirësoi veten ndjeshëm duke fituar sërish me rezultatin 39”62.

Rekordin e mëparshëm botëror e mbante Kanadaja me 40”30.

Skuadra e Xhamajkës ishte e përbërë nga Akim Blejk, Tina Klejton, Kadrian Goldson dhe Tia Klejton.

Motrat binjake Klejton duken mbretëreshat e ardhshme të sprintit duke qenë vetëm nga 21 vjeç.

Në garën e zhvilluar në Botsvana, pas ekipit nga Karaibet mbërriti Kanadaja, ish-rekordmenia e botës me kohën 40”23 duke përmirësuar edhe ajo rekordin e saj të mëparshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës plotësuan podiumin duke zënë vendin e tretë e duke marrë medaljet e bronzit me rezultatin 40”33.

Një garë tepër e shpejtë, dhe kjo do të thotë se ky rekord mund të mos rezistojë gjatë.

Xhamajkanët duket se po kthehen në epokën e artë të Mbretit të shpejtësisë në atletikë, Usain Boltit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!