Me 5 ndeshje radhazi pa fitore në kampionat situata te “zikaltërit” e Inter nuk është më e mira e mundshme këtë sezon, me klubin që humbi 3 pozicione në renditje, duke shkuar kështu nga vendi i 2-të në të 5-tin, duke rrezikuar jo pak pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League.
Për këtë arsye, sipas mediave italiane, bordi drejtues i “gjarpërinjve” të Milanos është duke menduar të akordojë një bonus për lojtarët në rast se ata arrijnë të paktën të sigurojnë vendin e 4-rt të kampionat, në fund të këtij sezoni.
Ndonëse ende vendimi nuk është marrë plotësisht apo nuk është publikuar një shifër se sa do shpërblehen lojtarët, bonusi është duke u diskutuar seriozisht. /i.m /abcnews.al

